호세아 5장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 호세아 (Hosea) · 15절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "Dëgjoni këtë, o priftërinj, kushtojini kujdes ju të shtëpisë së Izraelit, vini veshin, o shtëpi e mbretit; sepse ky gjykim është kundër jush. Në fakt ju keni qenë një lak në Mitspah dhe një rrjetë e shtrirë mbi Tabor. | Hear ye this, O priests; and hearken, ye house of Israel; and give ye ear, O house of the king; for judgment is toward you, because ye have been a snare on Mizpah, and a net spread upon Tabor. |
| 2 | Ata që devijojnë kanë rënë thellë në masakër, por unë do t'i dënoj të gjithë. | And the revolters are profound to make slaughter, though I have been a rebuker of them all. |
| 3 | Unë e njoh Efraimin, dhe për mua Izraeli nuk është aspak i panjohur; tani, o Efraim, ti je kurvëruar; Izraeli është ndotur. | I know Ephraim, and Israel is not hid from me: for now, O Ephraim, thou committest whoredom, and Israel is defiled. |
| 4 | Veprimet e tyre nuk u lejojnë atyre të kthehen te Perëndia i tyre, sepse fryma e kurvërimit është në mes të tyre dhe nuk njohin Zotin. | They will not frame their doings to turn unto their God: for the spirit of whoredoms is in the midst of them, and they have not known the Lord. |
| 5 | Por kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij; prandaj Izraeli dhe Efraimi do të bien për shkak të paudhësisë së tyre, dhe bashkë me ta do të bjerë edhe Juda. | And the pride of Israel doth testify to his face: therefore shall Israel and Ephraim fall in their iniquity; Judah also shall fall with them. |
| 6 | Me kopetë e tyre dhe me tufat e tyre do të shkojnë në kërkim të Zotit, por nuk do ta gjejnë; ai është tërhequr prej tyre. | They shall go with their flocks and with their herds to seek the Lord; but they shall not find him; he hath withdrawn himself from them. |
| 7 | Kanë vepruar me mashtrim kundër Zotit, sepse kanë bërë fëmijë me shkelje të kurorës; tani një muaj i vetëm do t'i hajë ata dhe vendin e tyre. | They have dealt treacherously against the Lord: for they have begotten strange children: now shall a month devour them with their portions. |
| 8 | I bini bririt në Gibeah, i bini borisë në Ramah, jepni alarmin në Beth-aven; armikun e ke prapa krahëve të tua, o Beniamin. | Blow ye the cornet in Gibeah, and the trumpet in Ramah: cry aloud at Beth–aven, after thee, O Benjamin. |
| 9 | Efraimi do të shkretohet ditën e ndëshkimit; midis fiseve të Izraelit unë të bëj të ditur një gjë të sigurt. | Ephraim shall be desolate in the day of rebuke: among the tribes of Israel have I made known that which shall surely be. |
| 10 | Krerët e Judës janë si ata që zhvendosin kufijtë; unë do ta derdh zemërimin tim mbi ta si uji. | The princes of Judah were like them that remove the bound: therefore I will pour out my wrath upon them like water. |
| 11 | Efraimi është një shtypës dhe një shkelës i drejtësisë, sepse ka ndjekur me vendosmëri urdhrat njerëzore. | Ephraim is oppressed and broken in judgment, because he willingly walked after the commandment. |
| 12 | Prandaj unë do të jem për Efraimin si një tenjë dhe për shtëpinë e Judës si një karies. | Therefore will I be unto Ephraim as a moth, and to the house of Judah as rottenness. |
| 13 | Kur Efraimi pa sëmundjen e tij dhe Juda plagën e tij, Efraimi shkoi në Asiri dhe i dërgoi lajmëtarë mbretit Jareb; megjithatë ai nuk mund t'ju shërojë as t'ju mjekojë plagën. | When Ephraim saw his sickness, and Judah saw his wound, then went Ephraim to the Assyrian, and sent to king Jareb: yet could he not heal you, nor cure you of your wound. |
| 14 | Sepse unë do të jem për Efraimin si një luan dhe për shtëpinë e Judës si një luan i vogël; unë, unë vetë do ta shqyej dhe do të largohem; do të marr me vete prenë dhe askush nuk do të ma heqë. | For I will be unto Ephraim as a lion, and as a young lion to the house of Judah: I, even I, will tear and go away; I will take away, and none shall rescue him. |
| 15 | Do të kthehem në vendin tim deri sa të njohin që janë fajtorë dhe do të kërkojnë me siguri fytyrën time; në mjerimin e tyre do të më kërkojnë me zell". | I will go and return to my place, till they acknowledge their offence, and seek my face: in their affliction they will seek me early. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL