전도서 1장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 전도서 (Ecclesiastes) · 18절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Fjalët e Predikuesit, e birit të Davidit, mbretit të Jeruzalemit. | The words of the Preacher, the son of David, king in Jerusalem. |
| 2 | "Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi; | Vanity of vanities, saith the Preacher, vanity of vanities; all is vanity. |
| 3 | "Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi". Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit? | What profit hath a man of all his labour which he taketh under the sun? |
| 4 | Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë. | One generation passeth away, and another generation cometh: but the earth abideth for ever. |
| 5 | Edhe dielli lind e pastaj perëndon, dhe shpejtohet në drejtim të vendit nga del përsëri. | The sun also ariseth, and the sun goeth down, and hasteth to his place where he arose. |
| 6 | Era fryn në drejtim të jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime. | The wind goeth toward the south, and turneth about unto the north; it whirleth about continually, and the wind returneth again according to his circuits. |
| 7 | Gjithë lumenjtë derdhen në det, por deti nuk mbushet kurrë; nga vendi prej të cilit lumenjtë vijnë, aty kthehen, përsëri. | All the rivers run into the sea; yet the sea is not full; unto the place from whence the rivers come, thither they return again. |
| 8 | Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar. | All things are full of labour; man cannot utter it: the eye is not satisfied with seeing, nor the ear filled with hearing. |
| 9 | Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë; ajo që është bërë është ajo që do të bëhet; nuk ka asgjë të re nën diell. | The thing that hath been, it is that which shall be; and that which is done is that which shall be done: and there is no new thing under the sun. |
| 10 | A ka diçka për të cilën mund të thuhet: "Shiko, kjo është e re!". Kjo gjë ekzistonte që në shekujt që na kanë pararendur. | Is there any thing whereof it may be said, See, this is new? it hath been already of old time, which was before us. |
| 11 | Nuk mbetet asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, dhe kështu nuk do të mbetet asnjë kujtim nga gjërat që do të ndodhin midis atyre që do të vijnë më pas. | There is no remembrance of former things; neither shall there be any remembrance of things that are to come with those that shall come after. |
| 12 | Unë, Predikuesi, kam qenë mbret i Izraelit në Jeruzalem, | I the Preacher was king over Israel in Jerusalem. |
| 13 | dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen. | And I gave my heart to seek and search out by wisdom concerning all things that are done under heaven: this sore travail hath God given to the sons of man to be exercised therewith. |
| 14 | Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën. | I have seen all the works that are done under the sun; and, behold, all is vanity and vexation of spirit. |
| 15 | Ajo që është e shtrëmbër nuk mund të drejtohet dhe ajo që mungon nuk mund të numërohet. | That which is crooked cannot be made straight: and that which is wanting cannot be numbered. |
| 16 | Unë kam folur me zemrën time, duke thënë: "Ja, kam fituar madhështi dhe dituri më të madhe se të gjithë ata që kanë mbretëruar para meje në Jeruzalem dhe zemra ime ka parë shumë dituri dhe njohuri". | I communed with mine own heart, saying, Lo, I am come to great estate, and have gotten more wisdom than all they that have been before me in Jerusalem: yea, my heart had great experience of wisdom and knowledge. |
| 17 | Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën. | And I gave my heart to know wisdom, and to know madness and folly: I perceived that this also is vexation of spirit. |
| 18 | Sepse aty ku ka shumë dituri ka edhe shumë shqetësim dhe kush shton diturinë shton dhembjen. | For in much wisdom is much grief: and he that increaseth knowledge increaseth sorrow. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL