잠언 31장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 31절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma. | The words of king Lemuel, the prophecy that his mother taught him. |
| 2 | Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia? | What, my son? and what, the son of my womb? and what, the son of my vows? |
| 3 | Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit. | Give not thy strength unto women, nor thy ways to that which destroyeth kings. |
| 4 | Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse, | It is not for kings, O Lemuel, it is not for kings to drink wine; nor for princes strong drink: |
| 5 | sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve. | Lest they drink, and forget the law, and pervert the judgment of any of the afflicted. |
| 6 | Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar. | Give strong drink unto him that is ready to perish, and wine unto those that be of heavy hearts. |
| 7 | Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij. | Let him drink, and forget his poverty, and remember his misery no more. |
| 8 | Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore. | Open thy mouth for the dumb in the cause of all such as are appointed to destruction. |
| 9 | Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit. | Open thy mouth, judge righteously, and plead the cause of the poor and needy. |
| 10 | Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. | Who can find a virtuous woman? for her price is far above rubies. |
| 11 | Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime. | The heart of her husband doth safely trust in her, so that he shall have no need of spoil. |
| 12 | Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj. | She will do him good and not evil all the days of her life. |
| 13 | Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta. | She seeketh wool, and flax, and worketh willingly with her hands. |
| 14 | Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg. | She is like the merchants’ ships; she bringeth her food from afar. |
| 15 | Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj. | She riseth also while it is yet night, and giveth meat to her household, and a portion to her maidens. |
| 16 | Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht. | She considereth a field, and buyeth it: with the fruit of her hands she planteth a vineyard. |
| 17 | Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj. | She girdeth her loins with strength, and strengtheneth her arms. |
| 18 | E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet. | She perceiveth that her merchandise is good: her candle goeth not out by night. |
| 19 | Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin. | She layeth her hands to the spindle, and her hands hold the distaff. |
| 20 | I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit. | She stretcheth out her hand to the poor; yea, she reacheth forth her hands to the needy. |
| 21 | Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë. | She is not afraid of the snow for her household: for all her household are clothed with scarlet. |
| 22 | Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta. | She maketh herself coverings of tapestry; her clothing is silk and purple. |
| 23 | Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit. | Her husband is known in the gates, when he sitteth among the elders of the land. |
| 24 | Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët. | She maketh fine linen, and selleth it; and delivereth girdles unto the merchant. |
| 25 | Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë. | Strength and honour are her clothing; and she shall rejoice in time to come. |
| 26 | Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë. | She openeth her mouth with wisdom; and in her tongue is the law of kindness. |
| 27 | Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë. | She looketh well to the ways of her household, and eateth not the bread of idleness. |
| 28 | Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë: | Her children arise up, and call her blessed; her husband also, and he praiseth her. |
| 29 | "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato". | Many daughters have done virtuously, but thou excellest them all. |
| 30 | Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. | Favour is deceitful, and beauty is vain: but a woman that feareth the Lord, she shall be praised. |
| 31 | I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat. | Give her of the fruit of her hands; and let her own works praise her in the gates. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL