로그인

잠언 27장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 27절

  1. 1 Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.
  2. 2 Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.
  3. 3 Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.
  4. 4 Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë?
  5. 5 Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.
  6. 6 Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.
  7. 7 Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.
  8. 8 Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.
  9. 9 Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.
  10. 10 Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.
  11. 11 Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje.
  12. 12 Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.
  13. 13 Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
  14. 14 Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim.
  15. 15 Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.
  16. 16 Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.
  17. 17 Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.
  18. 18 Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.
  19. 19 Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.
  20. 20 Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.
  21. 21 Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.
  22. 22 Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.
  23. 23 Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,
  24. 24 sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.
  25. 25 Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,
  26. 26 qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are
  27. 27 dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗