이사야 20장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 이사야 (Isaiah) · 6절
- 1 Në vitin që Tartani erdhi në Ashdod, i dërguar nga Sargoni, mbret i Asirisë, ai luftoi kundër Ashdodit dhe e pushtoi.
- 2 Në atë kohë Zoti foli me anë të Isaias, birit të Amotsit, dhe i tha: "Shko dhe hiqe thesin nga ijët e tua dhe hiqi këpucët nga këmbët e tua". Ai veproi kështu, duke shkuar lakuriq dhe zbathur.
- 3 Pastaj Zoti tha: "Ashtu si shërbëtori im Isaia shkoi lakuriq dhe zbathur gjatë tre vjetve si shenjë dhe paralajmërim kundër Egjiptit dhe Etiopisë,
- 4 kështu mbreti i Asirisë do t'i çojë robërit e Egjiptit dhe të internuarit e Etiopisë, të rinj dhe pleq, lakuriq dhe të zbathur, vithezhveshur për turp të Egjiptit.
- 5 Atëherë ata do të tremben dhe do të shushaten për shkak të Etiopisë, shpresës së tyre, dhe për shkak të Egjiptit, lavdisë së tyre.
- 6 Atë ditë banorët e kësaj krahine bregdetare do të thonë: "Ja, çfarë u ndodhi atyre te të cilët kishim mbështetur shpresën tonë dhe pranë të cilëve ishim strehuar për të kërkuar ndihmë, për t'u çliruar nga mbreti i Asirisë. Si do të shpëtojmë ne?".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗