욥기 39장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 30절
- 1 A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave?
- 2 A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin?
- 3 Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre.
- 4 Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre.
- 5 Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër,
- 6 të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë?
- 7 Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.
- 8 Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.
- 9 Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd?
- 10 A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?
- 11 A do t'i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t'ia lësh atij punën tënde?
- 12 A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?
- 13 Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.
- 14 Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.
- 15 duke harruar që një këmbë mund t'i shtypë ose një kafshë e fushave mund t'i shkelë.
- 16 I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,
- 17 sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.
- 18 Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.
- 19 A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?
- 20 A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.
- 21 Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.
- 22 Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.
- 23 Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta.
- 24 Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.
- 25 Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.
- 26 Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?
- 27 Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?
- 28 Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirta.
- 29 Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.
- 30 Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗