욥기 10장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 22절
- 1 "Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!
- 2 Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
- 3 A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
- 4 A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?
- 5 A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,
- 6 sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,
- 7 megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?
- 8 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.
- 9 Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!
- 10 A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?
- 11 Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.
- 12 Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,
- 13 por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.
- 14 Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.
- 15 Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.
- 16 Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.
- 17 Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.
- 18 Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!
- 19 Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.
- 20 A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;
- 21 para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,
- 22 të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗