예레미야애가 3장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 예레미야애가 (Lamentations) · 66절
- 1 Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.
- 2 Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.
- 3 Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.
- 4 Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.
- 5 Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.
- 6 Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.
- 7 Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.
- 8 Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.
- 9 Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.
- 10 Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.
- 11 Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.
- 12 Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.
- 13 Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.
- 14 Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.
- 15 Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.
- 16 Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.
- 17 Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.
- 18 Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".
- 19 Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.
- 20 Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.
- 21 Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.
- 22 Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.
- 23 Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.
- 24 "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.
- 25 Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.
- 26 Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
- 27 Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
- 28 Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
- 29 Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.
- 30 Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.
- 31 Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;
- 32 por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,
- 33 sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.
- 34 Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,
- 35 kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,
- 36 kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?
- 37 Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?
- 38 E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?
- 39 Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
- 40 Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.
- 41 Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
- 42 Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.
- 43 Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.
- 44 Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.
- 45 Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.
- 46 Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.
- 47 Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.
- 48 Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.
- 49 Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,
- 50 deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.
- 51 Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.
- 52 Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.
- 53 Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.
- 54 Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".
- 55 Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.
- 56 Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.
- 57 Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"
- 58 O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.
- 59 O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!
- 60 Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.
- 61 Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,
- 62 fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.
- 63 Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.
- 64 Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.
- 65 Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.
- 66 Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗