예레미야애가 3장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 예레미야애가 (Lamentations) · 66절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij. | I am the man that hath seen affliction by the rod of his wrath. |
| 2 | Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë. | He hath led me, and brought me into darkness, but not into light. |
| 3 | Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën. | Surely against me is he turned; he turneth his hand against me all the day. |
| 4 | Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia. | My flesh and my skin hath he made old; he hath broken my bones. |
| 5 | Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth. | He hath builded against me, and compassed me with gall and travail. |
| 6 | Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe. | He hath set me in dark places, as they that be dead of old. |
| 7 | Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim. | He hath hedged me about, that I cannot get out: he hath made my chain heavy. |
| 8 | Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time. | Also when I cry and shout, he shutteth out my prayer. |
| 9 | Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita. | He hath inclosed my ways with hewn stone, he hath made my paths crooked. |
| 10 | Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta. | He was unto me as a bear lying in wait, and as a lion in secret places. |
| 11 | Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar. | He hath turned aside my ways, and pulled me in pieces: he hath made me desolate. |
| 12 | Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij. | He hath bent his bow, and set me as a mark for the arrow. |
| 13 | Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij. | He hath caused the arrows of his quiver to enter into my reins. |
| 14 | Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës. | I was a derision to all my people; and their song all the day. |
| 15 | Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin. | He hath filled me with bitterness, he hath made me drunken with wormwood. |
| 16 | Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi. | He hath also broken my teeth with gravel stones, he hath covered me with ashes. |
| 17 | Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien. | And thou hast removed my soul far off from peace: I forgat prosperity. |
| 18 | Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti". | And I said, My strength and my hope is perished from the Lord: |
| 19 | Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin. | Remembering mine affliction and my misery, the wormwood and the gall. |
| 20 | Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje. | My soul hath them still in remembrance, and is humbled in me. |
| 21 | Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. | This I recall to my mind, therefore have I hope. |
| 22 | Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. | It is of the Lord’s mercies that we are not consumed, because his compassions fail not. |
| 23 | Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote. | They are new every morning: great is thy faithfulness. |
| 24 | "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai. | The Lord is my portion, saith my soul; therefore will I hope in him. |
| 25 | Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon. | The Lord is good unto them that wait for him, to the soul that seeketh him. |
| 26 | Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit. | It is good that a man should both hope and quietly wait for the salvation of the Lord. |
| 27 | Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij. | It is good for a man that he bear the yoke in his youth. |
| 28 | Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon. | He sitteth alone and keepeth silence, because he hath borne it upon him. |
| 29 | Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë. | He putteth his mouth in the dust; if so be there may be hope. |
| 30 | Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje. | He giveth his cheek to him that smiteth him: he is filled full with reproach. |
| 31 | Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë; | For the Lord will not cast off for ever: |
| 32 | por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij, | But though he cause grief, yet will he have compassion according to the multitude of his mercies. |
| 33 | sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve. | For he doth not afflict willingly nor grieve the children of men. |
| 34 | Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut, | To crush under his feet all the prisoners of the earth, |
| 35 | kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit, | To turn aside the right of a man before the face of the most High, |
| 36 | kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti? | To subvert a man in his cause, the Lord approveth not. |
| 37 | Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar? | Who is he that saith, and it cometh to pass, when the Lord commandeth it not? |
| 38 | E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit? | Out of the mouth of the most High proceedeth not evil and good? |
| 39 | Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij? | Wherefore doth a living man complain, a man for the punishment of his sins? |
| 40 | Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti. | Let us search and try our ways, and turn again to the Lord. |
| 41 | Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve. | Let us lift up our heart with our hands unto God in the heavens. |
| 42 | Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur. | We have transgressed and have rebelled: thou hast not pardoned. |
| 43 | Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë. | Thou hast covered with anger, and persecuted us: thou hast slain, thou hast not pitied. |
| 44 | Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot. | Thou hast covered thyself with a cloud, that our prayer should not pass through. |
| 45 | Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve. | Thou hast made us as the offscouring and refuse in the midst of the people. |
| 46 | Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh. | All our enemies have opened their mouths against us. |
| 47 | Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi. | Fear and a snare is come upon us, desolation and destruction. |
| 48 | Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim. | Mine eye runneth down with rivers of water for the destruction of the daughter of my people. |
| 49 | Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje, | Mine eye trickleth down, and ceaseth not, without any intermission, |
| 50 | deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë. | Till the Lord look down, and behold from heaven. |
| 51 | Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim. | Mine eye affecteth mine heart because of all the daughters of my city. |
| 52 | Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog. | Mine enemies chased me sore, like a bird, without cause. |
| 53 | Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë. | They have cut off my life in the dungeon, and cast a stone upon me. |
| 54 | Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua". | Waters flowed over mine head; then I said, I am cut off. |
| 55 | Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës. | I called upon thy name, O Lord, out of the low dungeon. |
| 56 | Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë. | Thou hast heard my voice: hide not thine ear at my breathing, at my cry. |
| 57 | Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!" | Thou drewest near in the day that I called upon thee: thou saidst, Fear not. |
| 58 | O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time. | O Lord, thou hast pleaded the causes of my soul; thou hast redeemed my life. |
| 59 | O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time! | O Lord, thou hast seen my wrong: judge thou my cause. |
| 60 | Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje. | Thou hast seen all their vengeance and all their imaginations against me. |
| 61 | Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje, | Thou hast heard their reproach, O Lord, and all their imaginations against me; |
| 62 | fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën. | The lips of those that rose up against me, and their device against me all the day. |
| 63 | Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre. | Behold their sitting down, and their rising up; I am their musick. |
| 64 | Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre. | Render unto them a recompence, O Lord, according to the work of their hands. |
| 65 | Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta. | Give them sorrow of heart, thy curse unto them. |
| 66 | Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit. | Persecute and destroy them in anger from under the heavens of the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL