로그인

역대상 25장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 역대상 (1 Chronicles) · 31절

  1. 1 Pastaj Davidi dhe komandantët e ushtrisë shkëputën nga shërbimi disa nga bijtë e Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit që të këndonin me frymëzim me qeste, me harpa dhe me cembale. Numri i njerëzve që kryenin këtë shërbim ishte:
  2. 2 nga bijtë e Asafit: Zakuri, Josefi, Nethaniahu, Asarelahu, bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, që i këndonte himnet me frymëzim në bazë të urdhrave të mbretit.
  3. 3 Nga Jeduthuni, bijtë e Jeduthunit: Gedaliahu, Tseri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matihiahu, gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jezuduthun, që këndonte himne me frymëzim për të kremtuar dhe lëvduar Zotin.
  4. 4 Nga Hemani, bijtë e Hemanit: Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimothi, Hananiahu, Hanani, Eliathahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Malothi, Hothiri dhe Mahaziothi.
  5. 5 Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija.
  6. 6 Tërë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre për të kënduar në shtëpinë e Zotit me cembale, dhe me harpa dhe me qeste, për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën urdhrat e mbretit.
  7. 7 Numri i tyre, së bashku me vëllezërit e tyre të ushtruar për t'i kënduar Zotit, të gjithë me të vërtetë të aftë, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.
  8. 8 Për të caktuar turnin e shërbimit të tyre si të vegjëlit ashtu dhe të mëdhenjtë, mjeshtrat dhe dishepujt, hoqën me short.
  9. 9 I pari i caktuar me short për Asafin ishte Josefi; i dyti Gedaliahu, me vëllezërit dhe bijtë e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  10. 10 i treti ishte Zakuri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  11. 11 i katërti ishte Jitsri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  12. 12 i pesti ishte Nethaniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  13. 13 i gjashti ishte Bukiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  14. 14 i shtati ishte Jesharelahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  15. 15 i teti ishte Jeshajahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  16. 16 i nënti ishte Mataniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  17. 17 i dhjeti ishte Shimei, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  18. 18 i njëmbëdhjeti ishte Azareli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  19. 19 i dymbëdhjeti ishte Hashabiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  20. 20 i trembëdhjeti ishte Shubaeli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  21. 21 i katërmbëdhjeti ishte Matithiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  22. 22 i pesëmbëdhjeti ishte Jerimothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  23. 23 i gjashtëmbëdhjeti ishte Hanainahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  24. 24 i shtatëmbëdhjeti ishte Joshbekashahu, me bijtë dhe me vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  25. 25 i tetëmbëdhjeti ishte Hanani, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  26. 26 i nëntëmbëdhjeti ishte Malothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  27. 27 i njëzeti ishte Eliathahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  28. 28 i njëzetenjëti ishte Hothiri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  29. 29 i njëzetedyti ishte Gidalti, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  30. 30 i njëzetetreti ishte Mahaziothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
  31. 31 i njëzetekatërti ishte Romamti-Ezeri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗