역대상 24장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 역대상 (1 Chronicles) · 31절
- 1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
- 2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.
- 3 Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.
- 4 Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.
- 5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
- 6 Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
- 7 I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,
- 8 i treti Harimi, i katërti Seorimi,
- 9 i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,
- 10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,
- 11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,
- 12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,
- 13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,
- 14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,
- 15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,
- 16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,
- 17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,
- 18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.
- 19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
- 20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.
- 21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.
- 22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.
- 23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.
- 24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;
- 25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.
- 26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.
- 27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.
- 28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.
- 29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.
- 30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.
- 31 Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗