역대상 2장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 역대상 (1 Chronicles) · 55절
- 1 Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,
- 2 Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.
- 3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.
- 4 Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
- 5 Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.
- 6 Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.
- 7 I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.
- 8 Ethanit i lindi Arariahu.
- 9 Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.
- 10 Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;
- 11 Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.
- 12 Obedit i lindi Isai.
- 13 Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,
- 14 Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,
- 15 Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati.
- 16 Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre.
- 17 Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti.
- 18 Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon.
- 19 Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin.
- 20 Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli.
- 21 Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin.
- 22 Segubit i lindi Jairi, të cilit do t'i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.
- 23 (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.
- 24 Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.
- 25 Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.
- 26 Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.
- 27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.
- 28 Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.
- 29 Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.
- 30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.
- 31 I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.
- 32 Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.
- 33 Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit.
- 34 Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha.
- 35 Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain.
- 36 Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi.
- 37 Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi;
- 38 Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu;
- 39 Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu;
- 40 Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;
- 41 Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.
- 42 Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.
- 43 Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.
- 44 Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.
- 45 Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.
- 46 Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.
- 47 Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.
- 48 Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.
- 49 Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha.
- 50 Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit.
- 51 Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit.
- 52 Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.
- 53 Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët.
- 54 Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë,
- 55 dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗