역대상 1장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 역대상 (1 Chronicles) · 54절
- 1 Adami, Sethi, Enoshi,
- 2 Kenani, Mahalaleeli, Jaredi,
- 3 Enoku, Methusalehu, Lameku,
- 4 Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti.
- 5 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi.
- 6 Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
- 7 Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
- 8 Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
- 9 Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.
- 10 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
- 11 Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,
- 12 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
- 13 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,
- 14 Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
- 15 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
- 16 Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë.
- 17 Bijtë e Semit ishin Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami, Uzi, Huli, Getheri dhe Mesheku.
- 18 Arpakshadit i lindi Shelahu dhe Shelahut i lindi Eberi.
- 19 Eberit i lindën dy bij: njeri quhej Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe i vëllai quhej Joktan.
- 20 Joktanit i lindi Almodali, Shelefi, Hatsarmavethi, Jerahu,
- 21 Hadorami, Uzali, Diklahu,
- 22 Ebali, Abimaeli, Sheba,
- 23 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Të tërë këta ishin bijtë e Joktanit.
- 24 Semi, Arpakshadi, Shelahu,
- 25 Eberi, Pelegu, Reu,
- 26 Serugu, Nahori, Terahu,
- 27 Abrami, që është Abrahami.
- 28 Bijtë e Abrahamit ishin Isaku dhe Ismaeli.
- 29 Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami,
- 30 Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema,
- 31 Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.
- 32 Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.
- 33 Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
- 34 Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.
- 35 Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.
- 36 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku.
- 37 Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.
- 38 Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani.
- 39 Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.
- 40 Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.
- 41 Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.
- 42 Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.
- 43 Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.
- 44 Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.
- 45 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.
- 46 Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.
- 47 Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.
- 48 Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum.
- 49 Kur vdiq Sauli, në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, bir i Akborit.
- 50 Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij mbretëroi Hadabi. Emri i qytetit të tij ishte Pan dhe e shoqja quhej Mehetabeel; ishte bijë e Matredit, që ishte e bija e Mezahabit.
- 51 Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth,
- 52 shefi Oholibamah, shefi Elah, shefi Pinon,
- 53 shefi Kenaz, shefi Teman, shefi Mibtsar,
- 54 shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗