에베소서 5장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 에베소서 (Ephesians) · 33절
- 1 Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,
- 2 edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.
- 3 Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;
- 4 as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.
- 5 Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.
- 6 Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.
- 7 Mos jini, pra, shokë me ta.
- 8 Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,
- 9 sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,
- 10 duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.
- 11 Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,
- 12 sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.
- 13 Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.
- 14 Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''.
- 15 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,
- 16 duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.
- 17 Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.
- 18 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,
- 19 duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,
- 20 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;
- 21 nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
- 22 Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,
- 23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.
- 24 Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.
- 25 Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,
- 26 që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,
- 27 që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.
- 28 Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.
- 29 Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,
- 30 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.
- 31 ''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''.
- 32 Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.
- 33 Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗