야고보서 2장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 야고보서 (James) · 26절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Vëllezër të mi, mos i lidhni preferencat personale me besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zoti i lavdisë. | My brethren, have not the faith of our Lord Jesus Christ, the Lord of glory, with respect of persons. |
| 2 | Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur, | For if there come unto your assembly a man with a gold ring, in goodly apparel, and there come in also a poor man in vile raiment; |
| 3 | dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: ''Ti ulu këtu, në vendin e mirë'', dhe të varfërit i thoni: ''Ti rri atje, në këmbë'', ose: ''Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia'', | And ye have respect to him that weareth the gay clothing, and say unto him, Sit thou here in a good place; and say to the poor, Stand thou there, or sit here under my footstool: |
| 4 | a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija? | Are ye not then partial in yourselves, and are become judges of evil thoughts? |
| 5 | Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan? | Hearken, my beloved brethren, Hath not God chosen the poor of this world rich in faith, and heirs of the kingdom which he hath promised to them that love him? |
| 6 | Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata? | But ye have despised the poor. Do not rich men oppress you, and draw you before the judgment seats? |
| 7 | A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju? | Do not they blaspheme that worthy name by the which ye are called? |
| 8 | Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: ''Duaje të afërmin tënd si vetveten'', bëni mirë; | If ye fulfil the royal law according to the scripture, Thou shalt love thy neighbour as thyself, ye do well: |
| 9 | por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës. | But if ye have respect to persons, ye commit sin, and are convinced of the law as transgressors. |
| 10 | Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat. | For whosoever shall keep the whole law, and yet offend in one point, he is guilty of all. |
| 11 | Sepse ai që ka thënë: ''Mos shkel kurorën'', ka thënë gjithashtu: ''Mos vraj''. Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit. | For he that said, Do not commit adultery, said also, Do not kill. Now if thou commit no adultery, yet if thou kill, thou art become a transgressor of the law. |
| 12 | Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë, | So speak ye, and so do, as they that shall be judged by the law of liberty. |
| 13 | sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin. | For he shall have judgment without mercy, that hath shewed no mercy; and mercy rejoiceth against judgment. |
| 14 | Ç'dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi? | What doth it profit, my brethren, though a man say he hath faith, and have not works? can faith save him? |
| 15 | Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm, | If a brother or sister be naked, and destitute of daily food, |
| 16 | dhe dikush nga ju u thothë atyre: ''Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni'', dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç'dobi ka? | And one of you say unto them, Depart in peace, be ye warmed and filled; notwithstanding ye give them not those things which are needful to the body; what doth it profit? |
| 17 | Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur në vetvete. | Even so faith, if it hath not works, is dead, being alone. |
| 18 | Po dikush do të thotë: ''Ti ke besimin, dhe unë kam veprat''; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia. | Yea, a man may say, Thou hast faith, and I have works: shew me thy faith without thy works, and I will shew thee my faith by my works. |
| 19 | Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen. | Thou believest that there is one God; thou doest well: the devils also believe, and tremble. |
| 20 | Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur? | But wilt thou know, O vain man, that faith without works is dead? |
| 21 | Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar? | Was not Abraham our father justified by works, when he had offered Isaac his son upon the altar? |
| 22 | Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos. | Seest thou how faith wrought with his works, and by works was faith made perfect? |
| 23 | Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: ''Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi''; dhe u quajt miku i Perëndisë. | And the scripture was fulfilled which saith, Abraham believed God, and it was imputed unto him for righteousness: and he was called the Friend of God. |
| 24 | Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi. | Ye see then how that by works a man is justified, and not by faith only. |
| 25 | Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër? | Likewise also was not Rahab the harlot justified by works, when she had received the messengers, and had sent them out another way? |
| 26 | Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur. | For as the body without the spirit is dead, so faith without works is dead also. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL