야고보서 1장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 야고보서 (James) · 27절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, të dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë: përshëndetje! | James, a servant of God and of the Lord Jesus Christ, to the twelve tribes which are scattered abroad, greeting. |
| 2 | Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, | My brethren, count it all joy when ye fall into divers temptations; |
| 3 | duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. | Knowing this, that the trying of your faith worketh patience. |
| 4 | Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë. | But let patience have her perfect work, that ye may be perfect and entire, wanting nothing. |
| 5 | Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet. | If any of you lack wisdom, let him ask of God, that giveth to all men liberally, and upbraideth not; and it shall be given him. |
| 6 | Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. | But let him ask in faith, nothing wavering. For he that wavereth is like a wave of the sea driven with the wind and tossed. |
| 7 | Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti, | For let not that man think that he shall receive any thing of the Lord. |
| 8 | sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta. | A double minded man is unstable in all his ways. |
| 9 | Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij, | Let the brother of low degree rejoice in that he is exalted: |
| 10 | dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari. | But the rich, in that he is made low: because as the flower of the grass he shall pass away. |
| 11 | Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij. | For the sun is no sooner risen with a burning heat, but it withereth the grass, and the flower thereof falleth, and the grace of the fashion of it perisheth: so also shall the rich man fade away in his ways. |
| 12 | Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan. | Blessed is the man that endureth temptation: for when he is tried, he shall receive the crown of life, which the Lord hath promised to them that love him. |
| 13 | Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. | Let no man say when he is tempted, I am tempted of God: for God cannot be tempted with evil, neither tempteth he any man: |
| 14 | Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet. | But every man is tempted, when he is drawn away of his own lust, and enticed. |
| 15 | Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen. | Then when lust hath conceived, it bringeth forth sin: and sin, when it is finished, bringeth forth death. |
| 16 | Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur; | Do not err, my beloved brethren. |
| 17 | çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi. | Every good gift and every perfect gift is from above, and cometh down from the Father of lights, with whom is no variableness, neither shadow of turning. |
| 18 | Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij. | Of his own will begat he us with the word of truth, that we should be a kind of firstfruits of his creatures. |
| 19 | Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur, çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim, | Wherefore, my beloved brethren, let every man be swift to hear, slow to speak, slow to wrath: |
| 20 | sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë. | For the wrath of man worketh not the righteousness of God. |
| 21 | Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj. | Wherefore lay apart all filthiness and superfluity of naughtiness, and receive with meekness the engrafted word, which is able to save your souls. |
| 22 | Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. | But be ye doers of the word, and not hearers only, deceiving your own selves. |
| 23 | Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; | For if any be a hearer of the word, and not a doer, he is like unto a man beholding his natural face in a glass: |
| 24 | ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte. | For he beholdeth himself, and goeth his way, and straightway forgetteth what manner of man he was. |
| 25 | Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet. | But whoso looketh into the perfect law of liberty, and continueth therein, he being not a forgetful hearer, but a doer of the work, this man shall be blessed in his deed. |
| 26 | Në qoftë se ndokush nga ju mendon se është fetar, edhe nuk i vë fre gjuhës së vet, sigurisht ai e mashtron zemrën e vet, feja e këtij është e kotë. | If any man among you seem to be religious, and bridleth not his tongue, but deceiveth his own heart, this man’s religion is vain. |
| 27 | Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota. | Pure religion and undefiled before God and the Father is this, To visit the fatherless and widows in their affliction, and to keep himself unspotted from the world. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL