시편 94편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 23절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe. | O Lord God, to whom vengeance belongeth; O God, to whom vengeance belongeth, shew thyself. |
| 2 | Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve. | Lift up thyself, thou judge of the earth: render a reward to the proud. |
| 3 | Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë? | Lord, how long shall the wicked, how long shall the wicked triumph? |
| 4 | Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë. | How long shall they utter and speak hard things? and all the workers of iniquity boast themselves? |
| 5 | Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde. | They break in pieces thy people, O Lord, and afflict thine heritage. |
| 6 | Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët, | They slay the widow and the stranger, and murder the fatherless. |
| 7 | dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton". | Yet they say, The Lord shall not see, neither shall the God of Jacob regard it. |
| 8 | Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar? | Understand, ye brutish among the people: and ye fools, when will ye be wise? |
| 9 | Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon? | He that planted the ear, shall he not hear? he that formed the eye, shall he not see? |
| 10 | Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut? | He that chastiseth the heathen, shall not he correct? he that teacheth man knowledge, shall not he know? |
| 11 | Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi. | The Lord knoweth the thoughts of man, that they are vanity. |
| 12 | Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd, | Blessed is the man whom thou chastenest, O Lord, and teachest him out of thy law; |
| 13 | për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, deri sa t'i hapet gropa të pabesit. | That thou mayest give him rest from the days of adversity, until the pit be digged for the wicked. |
| 14 | Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij. | For the Lord will not cast off his people, neither will he forsake his inheritance. |
| 15 | Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t'i shkojnë pas. | But judgment shall return unto righteousness: and all the upright in heart shall follow it. |
| 16 | Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi? | Who will rise up for me against the evildoers? or who will stand up for me against the workers of iniquity? |
| 17 | Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes. | Unless the Lord had been my help, my soul had almost dwelt in silence. |
| 18 | Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur. | When I said, My foot slippeth; thy mercy, O Lord, held me up. |
| 19 | Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër. | In the multitude of my thoughts within me thy comforts delight my soul. |
| 20 | Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit? | Shall the throne of iniquity have fellowship with thee, which frameth mischief by a law? |
| 21 | Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm. | They gather themselves together against the soul of the righteous, and condemn the innocent blood. |
| 22 | Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë. | But the Lord is my defence; and my God is the rock of my refuge. |
| 23 | Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t'i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë. | And he shall bring upon them their own iniquity, and shall cut them off in their own wickedness; yea, the Lord our God shall cut them off. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL