시편 88편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 18절
- 1 O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.
- 2 Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,
- 3 sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.
- 4 Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.
- 5 Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.
- 6 Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat.
- 7 Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)
- 8 Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.
- 9 Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.
- 10 A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)
- 11 A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?
- 12 A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?
- 13 Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.
- 14 Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?
- 15 Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.
- 16 Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar,
- 17 më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.
- 18 Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗