시편 88편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 18절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje. | O Lord God of my salvation, I have cried day and night before thee: |
| 2 | Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time, | Let my prayer come before thee: incline thine ear unto my cry; |
| 3 | sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol. | For my soul is full of troubles: and my life draweth nigh unto the grave. |
| 4 | Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë. | I am counted with them that go down into the pit: I am as a man that hath no strength: |
| 5 | Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote. | Free among the dead, like the slain that lie in the grave, whom thou rememberest no more: and they are cut off from thy hand. |
| 6 | Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat. | Thou hast laid me in the lowest pit, in darkness, in the deeps. |
| 7 | Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela) | Thy wrath lieth hard upon me, and thou hast afflicted me with all thy waves. Selah. |
| 8 | Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal. | Thou hast put away mine acquaintance far from me; thou hast made me an abomination unto them: I am shut up, and I cannot come forth. |
| 9 | Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia. | Mine eye mourneth by reason of affliction: Lord, I have called daily upon thee, I have stretched out my hands unto thee. |
| 10 | A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela) | Wilt thou shew wonders to the dead? shall the dead arise and praise thee? Selah. |
| 11 | A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit? | Shall thy lovingkindness be declared in the grave? or thy faithfulness in destruction? |
| 12 | A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës? | Shall thy wonders be known in the dark? and thy righteousness in the land of forgetfulness? |
| 13 | Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes. | But unto thee have I cried, O Lord; and in the morning shall my prayer prevent thee. |
| 14 | Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde? | Lord, why castest thou off my soul? why hidest thou thy face from me? |
| 15 | Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur. | I am afflicted and ready to die from my youth up: while I suffer thy terrors I am distracted. |
| 16 | Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar, | Thy fierce wrath goeth over me; thy terrors have cut me off. |
| 17 | më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur. | They came round about me daily like water; they compassed me about together. |
| 18 | Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira. | Lover and friend hast thou put far from me, and mine acquaintance into darkness. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL