시편 83편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 18절
- 1 O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!
- 2 Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.
- 3 Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.
- 4 Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".
- 5 Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.
- 6 Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,
- 7 Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;
- 8 dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)
- 9 Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,
- 10 të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.
- 11 Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,
- 12 sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".
- 13 O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.
- 14 Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,
- 15 kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.
- 16 Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.
- 17 U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;
- 18 dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗