시편 73편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 28절
- 1 Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
- 2 Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
- 3 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.
- 4 Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
- 5 Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
- 6 Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
- 7 Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
- 8 Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
- 9 E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
- 10 Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
- 11 dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
- 12 Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
- 13 Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.
- 14 Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.
- 15 Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.
- 16 Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.
- 17 Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
- 18 Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.
- 19 Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!
- 20 Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.
- 21 Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,
- 22 unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.
- 23 Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.
- 24 Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
- 25 Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.
- 26 Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.
- 27 Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.
- 28 Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗