시편 69편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 36절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë. | Save me, O God; for the waters are come in unto my soul. |
| 2 | Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete. | I sink in deep mire, where there is no standing: I am come into deep waters, where the floods overflow me. |
| 3 | Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim. | I am weary of my crying: my throat is dried: mine eyes fail while I wait for my God. |
| 4 | Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur. | They that hate me without a cause are more than the hairs of mine head: they that would destroy me, being mine enemies wrongfully, are mighty: then I restored that which I took not away. |
| 5 | O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur. | O God, thou knowest my foolishness; and my sins are not hid from thee. |
| 6 | Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit. | Let not them that wait on thee, O Lord God of hosts, be ashamed for my sake: let not those that seek thee be confounded for my sake, O God of Israel. |
| 7 | Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën. | Because for thy sake I have borne reproach; shame hath covered my face. |
| 8 | Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime. | I am become a stranger unto my brethren, and an alien unto my mother’s children. |
| 9 | Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua. | For the zeal of thine house hath eaten me up; and the reproaches of them that reproached thee are fallen upon me. |
| 10 | Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim. | When I wept, and chastened my soul with fasting, that was to my reproach. |
| 11 | Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje. | I made sackcloth also my garment; and I became a proverb to them. |
| 12 | Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve. | They that sit in the gate speak against me; and I was the song of the drunkards. |
| 13 | Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar. | But as for me, my prayer is unto thee, O Lord, in an acceptable time: O God, in the multitude of thy mercy hear me, in the truth of thy salvation. |
| 14 | Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella. | Deliver me out of the mire, and let me not sink: let me be delivered from them that hate me, and out of the deep waters. |
| 15 | Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua. | Let not the waterflood overflow me, neither let the deep swallow me up, and let not the pit shut her mouth upon me. |
| 16 | Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë. | Hear me, O Lord; for thy lovingkindness is good: turn unto me according to the multitude of thy tender mercies. |
| 17 | Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh. | And hide not thy face from thy servant; for I am in trouble: hear me speedily. |
| 18 | Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi. | Draw nigh unto my soul, and redeem it: deliver me because of mine enemies. |
| 19 | Ti e njeh poshtërsinë time, turpin tim dhe çnderimin tim; armiqtë e mi janë të gjithë para teje. | Thou hast known my reproach, and my shame, and my dishonour: mine adversaries are all before thee. |
| 20 | Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë. | Reproach hath broken my heart; and I am full of heaviness: and I looked for some to take pity, but there was none; and for comforters, but I found none. |
| 21 | Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull. | They gave me also gall for my meat; and in my thirst they gave me vinegar to drink. |
| 22 | U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth. | Let their table become a snare before them: and that which should have been for their welfare, let it become a trap. |
| 23 | Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht. | Let their eyes be darkened, that they see not; and make their loins continually to shake. |
| 24 | Zbraz mbi ta zemërimin tënd dhe i zëntë zjarri i indinjatës sate. | Pour out thine indignation upon them, and let thy wrathful anger take hold of them. |
| 25 | Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre, | Let their habitation be desolate; and let none dwell in their tents. |
| 26 | sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur. | For they persecute him whom thou hast smitten; and they talk to the grief of those whom thou hast wounded. |
| 27 | Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde. | Add iniquity unto their iniquity: and let them not come into thy righteousness. |
| 28 | U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve. | Let them be blotted out of the book of the living, and not be written with the righteous. |
| 29 | Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë. | But I am poor and sorrowful: let thy salvation, O God, set me up on high. |
| 30 | Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde. | I will praise the name of God with a song, and will magnify him with thanksgiving. |
| 31 | Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj. | This also shall please the Lord better than an ox or bullock that hath horns and hoofs. |
| 32 | Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj. | The humble shall see this, and be glad: and your heart shall live that seek God. |
| 33 | Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij. | For the Lord heareth the poor, and despiseth not his prisoners. |
| 34 | E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to. | Let the heaven and earth praise him, the seas, and every thing that moveth therein. |
| 35 | Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë. | For God will save Zion, and will build the cities of Judah: that they may dwell there, and have it in possession. |
| 36 | Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty. | The seed also of his servants shall inherit it: and they that love his name shall dwell therein. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL