시편 67편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 7절
- 1 Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)
- 2 me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.
- 3 Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.
- 4 Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)
- 5 Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.
- 6 Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.
- 7 Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗