시편 64편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 10절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut. | Hear my voice, O God, in my prayer: preserve my life from fear of the enemy. |
| 2 | Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi. | Hide me from the secret counsel of the wicked; from the insurrection of the workers of iniquity: |
| 3 | Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura | Who whet their tongue like a sword, and bend their bows to shoot their arrows, even bitter words: |
| 4 | për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë. | That they may shoot in secret at the perfect: suddenly do they shoot at him, and fear not. |
| 5 | I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?". | They encourage themselves in an evil matter: they commune of laying snares privily; they say, Who shall see them? |
| 6 | Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme. | They search out iniquities; they accomplish a diligent search: both the inward thought of every one of them, and the heart, is deep. |
| 7 | Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur. | But God shall shoot at them with an arrow; suddenly shall they be wounded. |
| 8 | Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën. | So they shall make their own tongue to fall upon themselves: all that see them shall flee away. |
| 9 | Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë. | And all men shall fear, and shall declare the work of God; for they shall wisely consider of his doing. |
| 10 | I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen. | The righteous shall be glad in the Lord, and shall trust in him; and all the upright in heart shall glory. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL