시편 63편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 11절
- 1 O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.
- 2 Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.
- 3 Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
- 4 Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
- 5 Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.
- 6 Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.
- 7 Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.
- 8 Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.
- 9 Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.
- 10 Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.
- 11 Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗