로그인

시편 6편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 10절

  1. 1 O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.
  2. 2 Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.
  3. 3 Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?
  4. 4 Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.
  5. 5 Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?
  6. 6 Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.
  7. 7 Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.
  8. 8 Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.
  9. 9 Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.
  10. 10 Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗