로그인

시편 54편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 7절

  1. 1 O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.
  2. 2 O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.
  3. 3 Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)
  4. 4 Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.
  5. 5 Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.
  6. 6 Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;
  7. 7 sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗