시편 45편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 17절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë. | My heart is inditing a good matter: I speak of the things which I have made touching the king: my tongue is the pen of a ready writer. |
| 2 | Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi. | Thou art fairer than the children of men: grace is poured into thy lips: therefore God hath blessed thee for ever. |
| 3 | Ngjeshe shpatën në brezin tënd, o trim, i rrethuar nga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote, | Gird thy sword upon thy thigh, O most mighty, with thy glory and thy majesty. |
| 4 | dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme. | And in thy majesty ride prosperously because of truth and meekness and righteousness; and thy right hand shall teach thee terrible things. |
| 5 | Shigjetat e tua janë të mprehta; popujt do të bien poshtë teje; ato do të hyjnë në zemërën e armiqve të mbretit. | Thine arrows are sharp in the heart of the king’s enemies; whereby the people fall under thee. |
| 6 | Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie. | Thy throne, O God, is for ever and ever: the sceptre of thy kingdom is a right sceptre. |
| 7 | Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu. | Thou lovest righteousness, and hatest wickedness: therefore God, thy God, hath anointed thee with the oil of gladness above thy fellows. |
| 8 | Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloe dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë. | All thy garments smell of myrrh, and aloes, and cassia, out of the ivory palaces, whereby they have made thee glad. |
| 9 | Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri. | Kings’ daughters were among thy honourable women: upon thy right hand did stand the queen in gold of Ophir. |
| 10 | Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro populin tënd dhe shtëpinë e atit tënd, | Hearken, O daughter, and consider, and incline thine ear; forget also thine own people, and thy father’s house; |
| 11 | dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt. | So shall the king greatly desire thy beauty: for he is thy Lord; and worship thou him. |
| 12 | Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua. | And the daughter of Tyre shall be there with a gift; even the rich among the people shall intreat thy favour. |
| 13 | Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar. | The king’s daughter is all glorious within: her clothing is of wrought gold. |
| 14 | Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty. | She shall be brought unto the king in raiment of needlework: the virgins her companions that follow her shall be brought unto thee. |
| 15 | Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit. | With gladness and rejoicing shall they be brought: they shall enter into the king’s palace. |
| 16 | Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën. | Instead of thy fathers shall be thy children, whom thou mayest make princes in all the earth. |
| 17 | Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë. | I will make thy name to be remembered in all generations: therefore shall the people praise thee for ever and ever. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL