시편 38편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 22절
- 1 O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.
- 2 Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.
- 3 Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.
- 4 Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.
- 5 Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.
- 6 Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,
- 7 sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.
- 8 Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.
- 9 O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.
- 10 Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.
- 11 Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.
- 12 Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.
- 13 Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.
- 14 Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.
- 15 Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
- 16 Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".
- 17 Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,
- 18 ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,
- 19 armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.
- 20 Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.
- 21 O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.
- 22 Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗