시편 38편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd. | O Lord, rebuke me not in thy wrath: neither chasten me in thy hot displeasure. |
| 2 | Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp. | For thine arrows stick fast in me, and thy hand presseth me sore. |
| 3 | Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim. | There is no soundness in my flesh because of thine anger; neither is there any rest in my bones because of my sin. |
| 4 | Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua. | For mine iniquities are gone over mine head: as an heavy burden they are too heavy for me. |
| 5 | Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime. | My wounds stink and are corrupt because of my foolishness. |
| 6 | Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi, | I am troubled; I am bowed down greatly; I go mourning all the day long. |
| 7 | sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim. | For my loins are filled with a loathsome disease: and there is no soundness in my flesh. |
| 8 | Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime. | I am feeble and sore broken: I have roared by reason of the disquietness of my heart. |
| 9 | O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur. | Lord, all my desire is before thee; and my groaning is not hid from thee. |
| 10 | Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur. | My heart panteth, my strength faileth me: as for the light of mine eyes, it also is gone from me. |
| 11 | Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje. | My lovers and my friends stand aloof from my sore; and my kinsmen stand afar off. |
| 12 | Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën. | They also that seek after my life lay snares for me: and they that seek my hurt speak mischievous things, and imagine deceits all the day long. |
| 13 | Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën. | But I, as a deaf man, heard not; and I was as a dumb man that openeth not his mouth. |
| 14 | Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij. | Thus I was as a man that heareth not, and in whose mouth are no reproofs. |
| 15 | Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im. | For in thee, O Lord, do I hope: thou wilt hear, O Lord my God. |
| 16 | Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje". | For I said, Hear me, lest otherwise they should rejoice over me: when my foot slippeth, they magnify themselves against me. |
| 17 | Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje, | For I am ready to halt, and my sorrow is continually before me. |
| 18 | ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin, | For I will declare mine iniquity; I will be sorry for my sin. |
| 19 | armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen. | But mine enemies are lively, and they are strong: and they that hate me wrongfully are multiplied. |
| 20 | Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës. | They also that render evil for good are mine adversaries; because I follow the thing that good is. |
| 21 | O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë. | Forsake me not, O Lord: O my God, be not far from me. |
| 22 | Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im. | Make haste to help me, O Lord my salvation. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL