시편 34편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time. | I will bless the Lord at all times: his praise shall continually be in my mouth. |
| 2 | Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen. | My soul shall make her boast in the Lord: the humble shall hear thereof, and be glad. |
| 3 | Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij. | O magnify the Lord with me, and let us exalt his name together. |
| 4 | Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. | I sought the Lord, and he heard me, and delivered me from all my fears. |
| 5 | Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan. | They looked unto him, and were lightened: and their faces were not ashamed. |
| 6 | Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij. | This poor man cried, and the Lord heard him, and saved him out of all his troubles. |
| 7 | Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron. | The angel of the Lord encampeth round about them that fear him, and delivereth them. |
| 8 | Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. | O taste and see that the Lord is good: blessed is the man that trusteth in him. |
| 9 | Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij. | O fear the Lord, ye his saints: for there is no want to them that fear him. |
| 10 | Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. | The young lions do lack, and suffer hunger: but they that seek the Lord shall not want any good thing. |
| 11 | Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit. | Come, ye children, hearken unto me: I will teach you the fear of the Lord. |
| 12 | Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën? | What man is he that desireth life, and loveth many days, that he may see good? |
| 13 | Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra. | Keep thy tongue from evil, and thy lips from speaking guile. |
| 14 | Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje. | Depart from evil, and do good; seek peace, and pursue it. |
| 15 | Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre. | The eyes of the Lord are upon the righteous, and his ears are open unto their cry. |
| 16 | Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut. | The face of the Lord is against them that do evil, to cut off the remembrance of them from the earth. |
| 17 | Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. | The righteous cry, and the Lord heareth, and delivereth them out of all their troubles. |
| 18 | Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar. | The Lord is nigh unto them that are of a broken heart; and saveth such as be of a contrite spirit. |
| 19 | Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha. | Many are the afflictions of the righteous: but the Lord delivereth him out of them all. |
| 20 | Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet. | He keepeth all his bones: not one of them is broken. |
| 21 | Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen. | Evil shall slay the wicked: and they that hate the righteous shall be desolate. |
| 22 | Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet. | The Lord redeemeth the soul of his servants: and none of them that trust in him shall be desolate. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL