시편 29편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 11절
- 1 I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.
- 2 I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.
- 3 Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.
- 4 Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.
- 5 Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;
- 6 i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.
- 7 Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.
- 8 Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.
- 9 Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".
- 10 Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.
- 11 Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗