시편 17편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 15절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendej britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese. | Hear the right, O Lord, attend unto my cry, give ear unto my prayer, that goeth not out of feigned lips. |
| 2 | Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë. | Let my sentence come forth from thy presence; let thine eyes behold the things that are equal. |
| 3 | Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time. | Thou hast proved mine heart; thou hast visited me in the night; thou hast tried me, and shalt find nothing; I am purposed that my mouth shall not transgress. |
| 4 | Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm. | Concerning the works of men, by the word of thy lips I have kept me from the paths of the destroyer. |
| 5 | Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur. | Hold up my goings in thy paths, that my footsteps slip not. |
| 6 | Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia. | I have called upon thee, for thou wilt hear me, O God: incline thine ear unto me, and hear my speech. |
| 7 | Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje. | Shew thy marvellous lovingkindness, O thou that savest by thy right hand them which put their trust in thee from those that rise up against them. |
| 8 | Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu, | Keep me as the apple of the eye, hide me under the shadow of thy wings, |
| 9 | nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë. | From the wicked that oppress me, from my deadly enemies, who compass me about. |
| 10 | Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë. | They are inclosed in their own fat: with their mouth they speak proudly. |
| 11 | Tani në kanë rrethuar, ndjekin hapat tona; na ngulin sytë e tyre për të na rrëzuar. | They have now compassed us in our steps: they have set their eyes bowing down to the earth; |
| 12 | Armiku im i përngjan një luani që digjet nga dëshira që të shqyejë, dhe të një luani të vogël që rri në pritë në vënde të fshehta. | Like as a lion that is greedy of his prey, and as it were a young lion lurking in secret places. |
| 13 | Çohu, o Zot, përballoje, rrëzoje; çliro shpirtin tim nga i pabesi me shpatën tënde. | Arise, O Lord, disappoint him, cast him down: deliver my soul from the wicked, which is thy sword: |
| 14 | O Zot, më çliro me dorën tënde nga njerëzit, nga njerëzit e kësaj bote që bën pjesë në këtë jetë, dhe barkun e të cilëve ti e mbush me thesaret e tua të fshehta; bijtë e tyre ngopen dhe u lënë fëmijëve të tyre ato që mbetet nga pasuritë e tyre. | From men which are thy hand, O Lord, from men of the world, which have their portion in this life, and whose belly thou fillest with thy hid treasure: they are full of children, and leave the rest of their substance to their babes. |
| 15 | Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem. | As for me, I will behold thy face in righteousness: I shall be satisfied, when I awake, with thy likeness. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL