시편 16편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 11절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti. | Preserve me, O God: for in thee do I put my trust. |
| 2 | I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje". | O my soul, thou hast said unto the Lord, Thou art my Lord: my goodness extendeth not to thee; |
| 3 | Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë. | But to the saints that are in the earth, and to the excellent, in whom is all my delight. |
| 4 | Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t'i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre. | Their sorrows shall be multiplied that hasten after another god: their drink offerings of blood will I not offer, nor take up their names into my lips. |
| 5 | Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short. | The Lord is the portion of mine inheritance and of my cup: thou maintainest my lot. |
| 6 | Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë. | The lines are fallen unto me in pleasant places; yea, I have a goodly heritage. |
| 7 | Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën. | I will bless the Lord, who hath given me counsel: my reins also instruct me in the night seasons. |
| 8 | Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi. | I have set the Lord always before me: because he is at my right hand, I shall not be moved. |
| 9 | Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri, | Therefore my heart is glad, and my glory rejoiceth: my flesh also shall rest in hope. |
| 10 | sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin. | For thou wilt not leave my soul in hell; neither wilt thou suffer thine Holy One to see corruption. |
| 11 | Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi. | Thou wilt shew me the path of life: in thy presence is fulness of joy; at thy right hand there are pleasures for evermore. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL