로그인

시편 147편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 20절

  1. 1 Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
  2. 2 Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.
  3. 3 Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
  4. 4 Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.
  5. 5 I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.
  6. 6 Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
  7. 7 Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
  8. 8 që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.
  9. 9 Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.
  10. 10 Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.
  11. 11 Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
  12. 12 Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
  13. 13 Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
  14. 14 Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.
  15. 15 Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
  16. 16 Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
  17. 17 Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?
  18. 18 Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.
  19. 19 Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
  20. 20 Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗