시편 145편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 21절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë. | I will extol thee, my God, O king; and I will bless thy name for ever and ever. |
| 2 | Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë. | Every day will I bless thee; and I will praise thy name for ever and ever. |
| 3 | Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme. | Great is the Lord, and greatly to be praised; and his greatness is unsearchable. |
| 4 | Një brez do t'i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t'i njoftojë mrekullitë e tua. | One generation shall praise thy works to another, and shall declare thy mighty acts. |
| 5 | Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme. | I will speak of the glorious honour of thy majesty, and of thy wondrous works. |
| 6 | Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde. | And men shall speak of the might of thy terrible acts: and I will declare thy greatness. |
| 7 | Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde. | They shall abundantly utter the memory of thy great goodness, and shall sing of thy righteousness. |
| 8 | Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. | The Lord is gracious, and full of compassion; slow to anger, and of great mercy. |
| 9 | Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij. | The Lord is good to all: and his tender mercies are over all his works. |
| 10 | Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë. | All thy works shall praise thee, O Lord; and thy saints shall bless thee. |
| 11 | Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde, | They shall speak of the glory of thy kingdom, and talk of thy power; |
| 12 | për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate. | To make known to the sons of men his mighty acts, and the glorious majesty of his kingdom. |
| 13 | Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi. | Thy kingdom is an everlasting kingdom, and thy dominion endureth throughout all generations. |
| 14 | Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar. | The Lord upholdeth all that fall, and raiseth up all those that be bowed down. |
| 15 | Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur. | The eyes of all wait upon thee; and thou givest them their meat in due season. |
| 16 | Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë. | Thou openest thine hand, and satisfiest the desire of every living thing. |
| 17 | Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij. | The Lord is righteous in all his ways, and holy in all his works. |
| 18 | Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë. | The Lord is nigh unto all them that call upon him, to all that call upon him in truth. |
| 19 | Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton. | He will fulfil the desire of them that fear him: he also will hear their cry, and will save them. |
| 20 | Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët. | The Lord preserveth all them that love him: but all the wicked will he destroy. |
| 21 | Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë. | My mouth shall speak the praise of the Lord: and let all flesh bless his holy name for ever and ever. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL