시편 144편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 15절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë. | Blessed be the Lord my strength, which teacheth my hands to war, and my fingers to fight: |
| 2 | Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim. | My goodness, and my fortress; my high tower, and my deliverer; my shield, and he in whom I trust; who subdueth my people under me. |
| 3 | O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh? | Lord, what is man, that thou takest knowledge of him! or the son of man, that thou makest account of him! |
| 4 | Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon. | Man is like to vanity: his days are as a shadow that passeth away. |
| 5 | Uli qiejtë e tu, o Zot, dhe zbrit, dhe ata do të nxjerrin tym. | Bow thy heavens, O Lord, and come down: touch the mountains, and they shall smoke. |
| 6 | Hidh rrufetë dhe shpërndaji, lësho shigjetat e tua dhe bëji të ikin. | Cast forth lightning, and scatter them: shoot out thine arrows, and destroy them. |
| 7 | Shtrije dorën tënde nga lart, më shpëto dhe më çliro nga ujërat e mëdha dhe nga dora e të huajve, | Send thine hand from above; rid me, and deliver me out of great waters, from the hand of strange children; |
| 8 | goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi. | Whose mouth speaketh vanity, and their right hand is a right hand of falsehood. |
| 9 | O Perëndi, do të këndoj një kantik të ri, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela. | I will sing a new song unto thee, O God: upon a psaltery and an instrument of ten strings will I sing praises unto thee. |
| 10 | Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme, | It is he that giveth salvation unto kings: who delivereth David his servant from the hurtful sword. |
| 11 | më shpëto dhe më çliro nga dora e të huajve, goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi. | Rid me, and deliver me from the hand of strange children, whose mouth speaketh vanity, and their right hand is a right hand of falsehood: |
| 12 | Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat. | That our sons may be as plants grown up in their youth; that our daughters may be as corner stones, polished after the similitude of a palace: |
| 13 | Hambaret tona qofshin plot dhe paçin nga të gjitha të mirat; kopetë tona u shtofshin me mijëra dhe dhjetra mijëra në fushat tona; | That our garners may be full, affording all manner of store: that our sheep may bring forth thousands and ten thousands in our streets: |
| 14 | qetë tanë tërheqshin ngarkesa të rënda dhe mos pastë asnjë sulm të papritur, dalje të papritur as britmë në sheshet tona. | That our oxen may be strong to labour; that there be no breaking in, nor going out; that there be no complaining in our streets. |
| 15 | Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin. | Happy is that people, that is in such a case: yea, happy is that people, whose God is the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL