시편 139편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 24절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. | O Lord, thou hast searched me, and known me. |
| 2 | Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. | Thou knowest my downsitting and mine uprising, thou understandest my thought afar off. |
| 3 | Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. | Thou compassest my path and my lying down, and art acquainted with all my ways. |
| 4 | Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht. | For there is not a word in my tongue, but, lo, O Lord, thou knowest it altogether. |
| 5 | Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua. | Thou hast beset me behind and before, and laid thine hand upon me. |
| 6 | Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij. | Such knowledge is too wonderful for me; it is high, I cannot attain unto it. |
| 7 | Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? | Whither shall I go from thy spirit? or whither shall I flee from thy presence? |
| 8 | Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. | If I ascend up into heaven, thou art there: if I make my bed in hell, behold, thou art there. |
| 9 | Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, | If I take the wings of the morning, and dwell in the uttermost parts of the sea; |
| 10 | edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë. | Even there shall thy hand lead me, and thy right hand shall hold me. |
| 11 | Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje: | If I say, Surely the darkness shall cover me; even the night shall be light about me. |
| 12 | terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty. | Yea, the darkness hideth not from thee; but the night shineth as the day: the darkness and the light are both alike to thee. |
| 13 | Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime. | For thou hast possessed my reins: thou hast covered me in my mother’s womb. |
| 14 | Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. | I will praise thee; for I am fearfully and wonderfully made: marvellous are thy works; and that my soul knoweth right well. |
| 15 | Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. | My substance was not hid from thee, when I was made in secret, and curiously wrought in the lowest parts of the earth. |
| 16 | Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende. | Thine eyes did see my substance, yet being unperfect; and in thy book all my members were written, which in continuance were fashioned, when as yet there was none of them. |
| 17 | Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre! | How precious also are thy thoughts unto me, O God! how great is the sum of them! |
| 18 | Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty. | If I should count them, they are more in number than the sand: when I awake, I am still with thee. |
| 19 | Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë. | Surely thou wilt slay the wicked, O God: depart from me therefore, ye bloody men. |
| 20 | Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd. | For they speak against thee wickedly, and thine enemies take thy name in vain. |
| 21 | A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje? | Do not I hate them, O Lord, that hate thee? and am not I grieved with those that rise up against thee? |
| 22 | Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi. | I hate them with perfect hatred: I count them mine enemies. |
| 23 | Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. | Search me, O God, and know my heart: try me, and know my thoughts: |
| 24 | dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme. | And see if there be any wicked way in me, and lead me in the way everlasting. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL