로그인

시편 138편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 8절 · 대역: King James Version

절Albanian BibleKing James Version
1 Unë do të të kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do të këndoj lavdet e tua. I will praise thee with my whole heart: before the gods will I sing praise unto thee.
2 Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër. I will worship toward thy holy temple, and praise thy name for thy lovingkindness and for thy truth: for thou hast magnified thy word above all thy name.
3 Ditën në të cilën të kërkova, ti m'u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim. In the day when I cried thou answeredst me, and strengthenedst me with strength in my soul.
4 Tërë mbretërit e tokës do të të kremtojnë, o Zot, kur të dëgjojnë fjalët e gojës sate, All the kings of the earth shall praise thee, O Lord, when they hear the words of thy mouth.
5 dhe do të këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit. Yea, they shall sing in the ways of the Lord: for great is the glory of the Lord.
6 Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mëndjemadhin e njeh nga larg. Though the Lord be high, yet hath he respect unto the lowly: but the proud he knoweth afar off.
7 Edhe sikur unë të eci në mes të fatkeqësisë, ti do të më ruash të gjallë; ti do të zgjatësh dorën kundër zemërimit të armiqve të mi, dhe dora jote e djathtë do të më shpëtojë. Though I walk in the midst of trouble, thou wilt revive me: thou shalt stretch forth thine hand against the wrath of mine enemies, and thy right hand shall save me.
8 Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua. The Lord will perfect that which concerneth me: thy mercy, O Lord, endureth for ever: forsake not the works of thine own hands.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL