시편 139편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 24절
- 1 Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.
- 2 Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.
- 3 Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.
- 4 Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.
- 5 Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.
- 6 Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.
- 7 Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?
- 8 Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.
- 9 Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,
- 10 edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
- 11 Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:
- 12 terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.
- 13 Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.
- 14 Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.
- 15 Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.
- 16 Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.
- 17 Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!
- 18 Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.
- 19 Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.
- 20 Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.
- 21 A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?
- 22 Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.
- 23 Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.
- 24 dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗