시편 136편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 26절
- 1 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 2 Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 3 Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 4 atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 5 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 7 atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 8 diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 9 hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 10 Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 11 dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 12 me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 13 Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 14 dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 15 por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 16 Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 17 atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 18 dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;
- 19 Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 20 dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 21 Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 22 në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 23 Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
- 24 dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 25 Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 26 Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗