로그인

시편 135편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 21절

  1. 1 Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,
  2. 2 që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.
  3. 3 Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.
  4. 4 Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.
  5. 5 Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.
  6. 6 Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.
  7. 7 Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.
  8. 8 Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,
  9. 9 dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.
  10. 10 Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:
  11. 11 Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.
  12. 12 Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.
  13. 13 O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.
  14. 14 Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.
  15. 15 Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;
  16. 16 kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
  17. 17 kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.
  18. 18 Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.
  19. 19 Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.
  20. 20 Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.
  21. 21 Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗