시편 132편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 18절
- 1 Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
- 2 ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
- 3 "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
- 4 nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
- 5 deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
- 6 Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
- 7 Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
- 8 Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
- 9 Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
- 10 Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
- 11 Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
- 12 Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
- 13 Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
- 14 "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
- 15 Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;
- 16 do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
- 17 Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.
- 18 Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗