시편 132편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 18절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij, | Lord, remember David, and all his afflictions: |
| 2 | ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë: | How he sware unto the Lord, and vowed unto the mighty God of Jacob; |
| 3 | "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim; | Surely I will not come into the tabernacle of my house, nor go up into my bed; |
| 4 | nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia, | I will not give sleep to mine eyes, or slumber to mine eyelids, |
| 5 | deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit". | Until I find out a place for the Lord, an habitation for the mighty God of Jacob. |
| 6 | Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit. | Lo, we heard of it at Ephratah: we found it in the fields of the wood. |
| 7 | Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij. | We will go into his tabernacles: we will worship at his footstool. |
| 8 | Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate. | Arise, O Lord, into thy rest; thou, and the ark of thy strength. |
| 9 | Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu. | Let thy priests be clothed with righteousness; and let thy saints shout for joy. |
| 10 | Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd. | For thy servant David’s sake turn not away the face of thine anointed. |
| 11 | Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua. | The Lord hath sworn in truth unto David; he will not turn from it; Of the fruit of thy body will I set upon thy throne. |
| 12 | Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd". | If thy children will keep my covenant and my testimony that I shall teach them, their children shall also sit upon thy throne for evermore. |
| 13 | Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij: | For the Lord hath chosen Zion; he hath desired it for his habitation. |
| 14 | "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur. | This is my rest for ever: here will I dwell; for I have desired it. |
| 15 | Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij; | I will abundantly bless her provision: I will satisfy her poor with bread. |
| 16 | do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi. | I will also clothe her priests with salvation: and her saints shall shout aloud for joy. |
| 17 | Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim. | There will I make the horn of David to bud: I have ordained a lamp for mine anointed. |
| 18 | Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij". | His enemies will I clothe with shame: but upon himself shall his crown flourish. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL