시편 119편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 176절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit. | Blessed are the undefiled in the way, who walk in the law of the Lord. |
| 2 | Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër | Blessed are they that keep his testimonies, and that seek him with the whole heart. |
| 3 | dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij. | They also do no iniquity: they walk in his ways. |
| 4 | Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes. | Thou hast commanded us to keep thy precepts diligently. |
| 5 | Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua. | O that my ways were directed to keep thy statutes! |
| 6 | Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua. | Then shall I not be ashamed, when I have respect unto all thy commandments. |
| 7 | Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta. | I will praise thee with uprightness of heart, when I shall have learned thy righteous judgments. |
| 8 | Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht. | I will keep thy statutes: O forsake me not utterly. |
| 9 | Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde. | Wherewithal shall a young man cleanse his way? by taking heed thereto according to thy word. |
| 10 | Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua. | With my whole heart have I sought thee: O let me not wander from thy commandments. |
| 11 | E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. | Thy word have I hid in mine heart, that I might not sin against thee. |
| 12 | Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua. | Blessed art thou, O Lord: teach me thy statutes. |
| 13 | Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate. | With my lips have I declared all the judgments of thy mouth. |
| 14 | Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë. | I have rejoiced in the way of thy testimonies, as much as in all riches. |
| 15 | Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua. | I will meditate in thy precepts, and have respect unto thy ways. |
| 16 | Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde. | I will delight myself in thy statutes: I will not forget thy word. |
| 17 | Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde. | Deal bountifully with thy servant, that I may live, and keep thy word. |
| 18 | Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd. | Open thou mine eyes, that I may behold wondrous things out of thy law. |
| 19 | Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua. | I am a stranger in the earth: hide not thy commandments from me. |
| 20 | Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë. | My soul breaketh for the longing that it hath unto thy judgments at all times. |
| 21 | Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua. | Thou hast rebuked the proud that are cursed, which do err from thy commandments. |
| 22 | Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua. | Remove from me reproach and contempt; for I have kept thy testimonies. |
| 23 | Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua. | Princes also did sit and speak against me: but thy servant did meditate in thy statutes. |
| 24 | Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi. | Thy testimonies also are my delight and my counsellors. |
| 25 | Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate. | My soul cleaveth unto the dust: quicken thou me according to thy word. |
| 26 | Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua. | I have declared my ways, and thou heardest me: teach me thy statutes. |
| 27 | Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua. | Make me to understand the way of thy precepts: so shall I talk of thy wondrous works. |
| 28 | Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate. | My soul melteth for heaviness: strengthen thou me according unto thy word. |
| 29 | Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd. | Remove from me the way of lying: and grant me thy law graciously. |
| 30 | Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes. | I have chosen the way of truth: thy judgments have I laid before me. |
| 31 | Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem. | I have stuck unto thy testimonies: O Lord, put me not to shame. |
| 32 | Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën. | I will run the way of thy commandments, when thou shalt enlarge my heart. |
| 33 | Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund. | Teach me, O Lord, the way of thy statutes; and I shall keep it unto the end. |
| 34 | Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër. | Give me understanding, and I shall keep thy law; yea, I shall observe it with my whole heart. |
| 35 | Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time. | Make me to go in the path of thy commandments; for therein do I delight. |
| 36 | Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë. | Incline my heart unto thy testimonies, and not to covetousness. |
| 37 | Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua. | Turn away mine eyes from beholding vanity; and quicken thou me in thy way. |
| 38 | Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty. | Stablish thy word unto thy servant, who is devoted to thy fear. |
| 39 | Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira. | Turn away my reproach which I fear: for thy judgments are good. |
| 40 | Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde. | Behold, I have longed after thy precepts: quicken me in thy righteousness. |
| 41 | Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate. | Let thy mercies come also unto me, O Lord, even thy salvation, according to thy word. |
| 42 | Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote. | So shall I have wherewith to answer him that reproacheth me: for I trust in thy word. |
| 43 | Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua. | And take not the word of truth utterly out of my mouth; for I have hoped in thy judgments. |
| 44 | Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë. | So shall I keep thy law continually for ever and ever. |
| 45 | Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua. | And I will walk at liberty: for I seek thy precepts. |
| 46 | Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem. | I will speak of thy testimonies also before kings, and will not be ashamed. |
| 47 | Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua. | And I will delight myself in thy commandments, which I have loved. |
| 48 | Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua. | My hands also will I lift up unto thy commandments, which I have loved; and I will meditate in thy statutes. |
| 49 | Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa. | Remember the word unto thy servant, upon which thou hast caused me to hope. |
| 50 | Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë. | This is my comfort in my affliction: for thy word hath quickened me. |
| 51 | Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt. | The proud have had me greatly in derision: yet have I not declined from thy law. |
| 52 | Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon. | I remembered thy judgments of old, O Lord; and have comforted myself. |
| 53 | Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd. | Horror hath taken hold upon me because of the wicked that forsake thy law. |
| 54 | Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim. | Thy statutes have been my songs in the house of my pilgrimage. |
| 55 | O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd. | I have remembered thy name, O Lord, in the night, and have kept thy law. |
| 56 | Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua. | This I had, because I kept thy precepts. |
| 57 | Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua. | Thou art my portion, O Lord: I have said that I would keep thy words. |
| 58 | Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate. | I intreated thy favour with my whole heart: be merciful unto me according to thy word. |
| 59 | Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua. | I thought on my ways, and turned my feet unto thy testimonies. |
| 60 | Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua. | I made haste, and delayed not to keep thy commandments. |
| 61 | Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd. | The bands of the wicked have robbed me: but I have not forgotten thy law. |
| 62 | Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta. | At midnight I will rise to give thanks unto thee because of thy righteous judgments. |
| 63 | Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua. | I am a companion of all them that fear thee, and of them that keep thy precepts. |
| 64 | O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua. | The earth, O Lord, is full of thy mercy: teach me thy statutes. |
| 65 | Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate. | Thou hast dealt well with thy servant, O Lord, according unto thy word. |
| 66 | Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua. | Teach me good judgment and knowledge: for I have believed thy commandments. |
| 67 | Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde. | Before I was afflicted I went astray: but now have I kept thy word. |
| 68 | Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua. | Thou art good, and doest good; teach me thy statutes. |
| 69 | Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër. | The proud have forged a lie against me: but I will keep thy precepts with my whole heart. |
| 70 | Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd. | Their heart is as fat as grease; but I delight in thy law. |
| 71 | Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua. | It is good for me that I have been afflicted; that I might learn thy statutes. |
| 72 | Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi. | The law of thy mouth is better unto me than thousands of gold and silver. |
| 73 | Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua. | Thy hands have made me and fashioned me: give me understanding, that I may learn thy commandments. |
| 74 | Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde. | They that fear thee will be glad when they see me; because I have hoped in thy word. |
| 75 | Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde. | I know, O Lord, that thy judgments are right, and that thou in faithfulness hast afflicted me. |
| 76 | Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd. | Let, I pray thee, thy merciful kindness be for my comfort, according to thy word unto thy servant. |
| 77 | Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime. | Let thy tender mercies come unto me, that I may live: for thy law is my delight. |
| 78 | U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua. | Let the proud be ashamed; for they dealt perversely with me without a cause: but I will meditate in thy precepts. |
| 79 | Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua. | Let those that fear thee turn unto me, and those that have known thy testimonies. |
| 80 | Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem. | Let my heart be sound in thy statutes; that I be not ashamed. |
| 81 | Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde. | My soul fainteth for thy salvation: but I hope in thy word. |
| 82 | Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?". | Mine eyes fail for thy word, saying, When wilt thou comfort me? |
| 83 | Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua. | For I am become like a bottle in the smoke; yet do I not forget thy statutes. |
| 84 | Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin? | How many are the days of thy servant? when wilt thou execute judgment on them that persecute me? |
| 85 | Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd. | The proud have digged pits for me, which are not after thy law. |
| 86 | Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë. | All thy commandments are faithful: they persecute me wrongfully; help thou me. |
| 87 | Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua. | They had almost consumed me upon earth; but I forsook not thy precepts. |
| 88 | Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate. | Quicken me after thy lovingkindness; so shall I keep the testimony of thy mouth. |
| 89 | Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë. | For ever, O Lord, thy word is settled in heaven. |
| 90 | Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston. | Thy faithfulness is unto all generations: thou hast established the earth, and it abideth. |
| 91 | Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd. | They continue this day according to thine ordinances: for all are thy servants. |
| 92 | Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim. | Unless thy law had been my delights, I should then have perished in mine affliction. |
| 93 | Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën. | I will never forget thy precepts: for with them thou hast quickened me. |
| 94 | Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua. | I am thine, save me; for I have sought thy precepts. |
| 95 | Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua. | The wicked have waited for me to destroy me: but I will consider thy testimonies. |
| 96 | Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak. | I have seen an end of all perfection: but thy commandment is exceeding broad. |
| 97 | Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën. | O how love I thy law! it is my meditation all the day. |
| 98 | Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua. | Thou through thy commandments hast made me wiser than mine enemies: for they are ever with me. |
| 99 | Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime. | I have more understanding than all my teachers: for thy testimonies are my meditation. |
| 100 | Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua. | I understand more than the ancients, because I keep thy precepts. |
| 101 | Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde. | I have refrained my feet from every evil way, that I might keep thy word. |
| 102 | Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar. | I have not departed from thy judgments: for thou hast taught me. |
| 103 | Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. | How sweet are thy words unto my taste! yea, sweeter than honey to my mouth! |
| 104 | Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti. | Through thy precepts I get understanding: therefore I hate every false way. |
| 105 | Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. | Thy word is a lamp unto my feet, and a light unto my path. |
| 106 | Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta. | I have sworn, and I will perform it, that I will keep thy righteous judgments. |
| 107 | Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate. | I am afflicted very much: quicken me, O Lord, according unto thy word. |
| 108 | O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua. | Accept, I beseech thee, the freewill offerings of my mouth, O Lord, and teach me thy judgments. |
| 109 | Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd. | My soul is continually in my hand: yet do I not forget thy law. |
| 110 | Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua. | The wicked have laid a snare for me: yet I erred not from thy precepts. |
| 111 | Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime. | Thy testimonies have I taken as an heritage for ever: for they are the rejoicing of my heart. |
| 112 | Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund. | I have inclined mine heart to perform thy statutes alway, even unto the end. |
| 113 | Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd. | I hate vain thoughts: but thy law do I love. |
| 114 | Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde. | Thou art my hiding place and my shield: I hope in thy word. |
| 115 | Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim. | Depart from me, ye evildoers: for I will keep the commandments of my God. |
| 116 | Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time. | Uphold me according unto thy word, that I may live: and let me not be ashamed of my hope. |
| 117 | Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi. | Hold thou me up, and I shall be safe: and I will have respect unto thy statutes continually. |
| 118 | Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër. | Thou hast trodden down all them that err from thy statutes: for their deceit is falsehood. |
| 119 | Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua. | Thou puttest away all the wicked of the earth like dross: therefore I love thy testimonies. |
| 120 | Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua. | My flesh trembleth for fear of thee; and I am afraid of thy judgments. |
| 121 | Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi. | I have done judgment and justice: leave me not to mine oppressors. |
| 122 | Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin. | Be surety for thy servant for good: let not the proud oppress me. |
| 123 | Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate. | Mine eyes fail for thy salvation, and for the word of thy righteousness. |
| 124 | Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua. | Deal with thy servant according unto thy mercy, and teach me thy statutes. |
| 125 | Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua. | I am thy servant; give me understanding, that I may know thy testimonies. |
| 126 | Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd. | It is time for thee, Lord, to work: for they have made void thy law. |
| 127 | Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar. | Therefore I love thy commandments above gold; yea, above fine gold. |
| 128 | Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës. | Therefore I esteem all thy precepts concerning all things to be right; and I hate every false way. |
| 129 | Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton. | Thy testimonies are wonderful: therefore doth my soul keep them. |
| 130 | Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë. | The entrance of thy words giveth light; it giveth understanding unto the simple. |
| 131 | Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua. | I opened my mouth, and panted: for I longed for thy commandments. |
| 132 | Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd. | Look thou upon me, and be merciful unto me, as thou usest to do unto those that love thy name. |
| 133 | Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë. | Order my steps in thy word: and let not any iniquity have dominion over me. |
| 134 | Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua. | Deliver me from the oppression of man: so will I keep thy precepts. |
| 135 | Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua. | Make thy face to shine upon thy servant; and teach me thy statutes. |
| 136 | Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt. | Rivers of waters run down mine eyes, because they keep not thy law. |
| 137 | Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta. | Righteous art thou, O Lord, and upright are thy judgments. |
| 138 | Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe. | Thy testimonies that thou hast commanded are righteous and very faithful. |
| 139 | Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua. | My zeal hath consumed me, because mine enemies have forgotten thy words. |
| 140 | Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do. | Thy word is very pure: therefore thy servant loveth it. |
| 141 | Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua. | I am small and despised: yet do not I forget thy precepts. |
| 142 | Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë. | Thy righteousness is an everlasting righteousness, and thy law is the truth. |
| 143 | Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im. | Trouble and anguish have taken hold on me: yet thy commandments are my delights. |
| 144 | Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj. | The righteousness of thy testimonies is everlasting: give me understanding, and I shall live. |
| 145 | Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua. | I cried with my whole heart; hear me, O Lord: I will keep thy statutes. |
| 146 | Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua. | I cried unto thee; save me, and I shall keep thy testimonies. |
| 147 | Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote. | I prevented the dawning of the morning, and cried: I hoped in thy word. |
| 148 | Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde. | Mine eyes prevent the night watches, that I might meditate in thy word. |
| 149 | Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë. | Hear my voice according unto thy lovingkindness: O Lord, quicken me according to thy judgment. |
| 150 | Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd. | They draw nigh that follow after mischief: they are far from thy law. |
| 151 | Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta. | Thou art near, O Lord; and all thy commandments are truth. |
| 152 | Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë. | Concerning thy testimonies, I have known of old that thou hast founded them for ever. |
| 153 | Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd. | Consider mine affliction, and deliver me: for I do not forget thy law. |
| 154 | Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate. | Plead my cause, and deliver me: quicken me according to thy word. |
| 155 | Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua. | Salvation is far from the wicked: for they seek not thy statutes. |
| 156 | Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta. | Great are thy tender mercies, O Lord: quicken me according to thy judgments. |
| 157 | Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua. | Many are my persecutors and mine enemies; yet do I not decline from thy testimonies. |
| 158 | I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde. | I beheld the transgressors, and was grieved; because they kept not thy word. |
| 159 | Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate. | Consider how I love thy precepts: quicken me, O Lord, according to thy lovingkindness. |
| 160 | Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë. | Thy word is true from the beginning: and every one of thy righteous judgments endureth for ever. |
| 161 | Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote. | Princes have persecuted me without a cause: but my heart standeth in awe of thy word. |
| 162 | Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe. | I rejoice at thy word, as one that findeth great spoil. |
| 163 | Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd. | I hate and abhor lying: but thy law do I love. |
| 164 | Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta. | Seven times a day do I praise thee because of thy righteous judgments. |
| 165 | Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë. | Great peace have they which love thy law: and nothing shall offend them. |
| 166 | O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua. | Lord, I have hoped for thy salvation, and done thy commandments. |
| 167 | Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe. | My soul hath kept thy testimonies; and I love them exceedingly. |
| 168 | Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje. | I have kept thy precepts and thy testimonies: for all my ways are before thee. |
| 169 | Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate. | Let my cry come near before thee, O Lord: give me understanding according to thy word. |
| 170 | Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate. | Let my supplication come before thee: deliver me according to thy word. |
| 171 | Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua. | My lips shall utter praise, when thou hast taught me thy statutes. |
| 172 | Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta. | My tongue shall speak of thy word: for all thy commandments are righteousness. |
| 173 | Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua. | Let thine hand help me; for I have chosen thy precepts. |
| 174 | Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im. | I have longed for thy salvation, O Lord; and thy law is my delight. |
| 175 | Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua. | Let my soul live, and it shall praise thee; and let thy judgments help me. |
| 176 | Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua. | I have gone astray like a lost sheep; seek thy servant; for I do not forget thy commandments. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL