시편 112편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 10절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij. | Praise ye the Lord. Blessed is the man that feareth the Lord, that delighteth greatly in his commandments. |
| 2 | Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar. | His seed shall be mighty upon earth: the generation of the upright shall be blessed. |
| 3 | Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë. | Wealth and riches shall be in his house: and his righteousness endureth for ever. |
| 4 | Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhemshur, të mëshirshëm dhe të drejtë. | Unto the upright there ariseth light in the darkness: he is gracious, and full of compassion, and righteous. |
| 5 | Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi, | A good man sheweth favour, and lendeth: he will guide his affairs with discretion. |
| 6 | sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë. | Surely he shall not be moved for ever: the righteous shall be in everlasting remembrance. |
| 7 | Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti. | He shall not be afraid of evil tidings: his heart is fixed, trusting in the Lord. |
| 8 | Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, deri sa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij. | His heart is established, he shall not be afraid, until he see his desire upon his enemies. |
| 9 | Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi. | He hath dispersed, he hath given to the poor; his righteousness endureth for ever; his horn shall be exalted with honour. |
| 10 | I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë. | The wicked shall see it, and be grieved; he shall gnash with his teeth, and melt away: the desire of the wicked shall perish. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL