시편 10편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 18절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish? | Why standest thou afar off, O Lord? why hidest thou thyself in times of trouble? |
| 2 | I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur, | The wicked in his pride doth persecute the poor: let them be taken in the devices that they have imagined. |
| 3 | sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin. | For the wicked boasteth of his heart’s desire, and blesseth the covetous, whom the Lord abhorreth. |
| 4 | I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston". | The wicked, through the pride of his countenance, will not seek after God: God is not in all his thoughts. |
| 5 | Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij. | His ways are always grievous; thy judgments are far above out of his sight: as for all his enemies, he puffeth at them. |
| 6 | Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe". | He hath said in his heart, I shall not be moved: for I shall never be in adversity. |
| 7 | Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi. | His mouth is full of cursing and deceit and fraud: under his tongue is mischief and vanity. |
| 8 | Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin. | He sitteth in the lurking places of the villages: in the secret places doth he murder the innocent: his eyes are privily set against the poor. |
| 9 | Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij. | He lieth in wait secretly as a lion in his den: he lieth in wait to catch the poor: he doth catch the poor, when he draweth him into his net. |
| 10 | Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij. | He croucheth, and humbleth himself, that the poor may fall by his strong ones. |
| 11 | Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë". | He hath said in his heart, God hath forgotten: he hideth his face; he will never see it. |
| 12 | Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët. | Arise, O Lord; O God, lift up thine hand: forget not the humble. |
| 13 | Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t'i kërkosh llogari". | Wherefore doth the wicked contemn God? he hath said in his heart, Thou wilt not require it. |
| 14 | Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin. | Thou hast seen it; for thou beholdest mischief and spite, to requite it with thy hand: the poor committeth himself unto thee; thou art the helper of the fatherless. |
| 15 | Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më. | Break thou the arm of the wicked and the evil man: seek out his wickedness till thou find none. |
| 16 | Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij. | The Lord is King for ever and ever: the heathen are perished out of his land. |
| 17 | O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm, | Lord, thou hast heard the desire of the humble: thou wilt prepare their heart, thou wilt cause thine ear to hear: |
| 18 | për t'i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr. | To judge the fatherless and the oppressed, that the man of the earth may no more oppress. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL