로마서 7장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 로마서 (Romans) · 25절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron? | Know ye not, brethren, (for I speak to them that know the law,) how that the law hath dominion over a man as long as he liveth? |
| 2 | Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit. | For the woman which hath an husband is bound by the law to her husband so long as he liveth; but if the husband be dead, she is loosed from the law of her husband. |
| 3 | Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër. | So then if, while her husband liveth, she be married to another man, she shall be called an adulteress: but if her husband be dead, she is free from that law; so that she is no adulteress, though she be married to another man. |
| 4 | Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë. | Wherefore, my brethren, ye also are become dead to the law by the body of Christ; that ye should be married to another, even to him who is raised from the dead, that we should bring forth fruit unto God. |
| 5 | Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje, | For when we were in the flesh, the motions of sins, which were by the law, did work in our members to bring forth fruit unto death. |
| 6 | por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. | But now we are delivered from the law, that being dead wherein we were held; that we should serve in newness of spirit, and not in the oldness of the letter. |
| 7 | Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ''Mos lakmo!''. | What shall we say then? Is the law sin? God forbid. Nay, I had not known sin, but by the law: for I had not known lust, except the law had said, Thou shalt not covet. |
| 8 | Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi, | But sin, taking occasion by the commandment, wrought in me all manner of concupiscence. For without the law sin was dead. |
| 9 | sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa, | For I was alive without the law once: but when the commandment came, sin revived, and I died. |
| 10 | dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen. | And the commandment, which was ordained to life, I found to be unto death. |
| 11 | Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau. | For sin, taking occasion by the commandment, deceived me, and by it slew me. |
| 12 | Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë. | Wherefore the law is holy, and the commandment holy, and just, and good. |
| 13 | Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit. | Was then that which is good made death unto me? God forbid. But sin, that it might appear sin, working death in me by that which is good; that sin by the commandment might become exceeding sinful. |
| 14 | Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav. | For we know that the law is spiritual: but I am carnal, sold under sin. |
| 15 | Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. | For that which I do I allow not: for what I would, that do I not; but what I hate, that do I. |
| 16 | Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë. | If then I do that which I would not, I consent unto the law that it is good. |
| 17 | Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua. | Now then it is no more I that do it, but sin that dwelleth in me. |
| 18 | Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën. | For I know that in me (that is, in my flesh,) dwelleth no good thing: for to will is present with me; but how to perform that which is good I find not. |
| 19 | Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj. | For the good that I would I do not: but the evil which I would not, that I do. |
| 20 | Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua. | Now if I do that I would not, it is no more I that do it, but sin that dwelleth in me. |
| 21 | Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua. | I find then a law, that, when I would do good, evil is present with me. |
| 22 | Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, | For I delight in the law of God after the inward man: |
| 23 | por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia. | But I see another law in my members, warring against the law of my mind, and bringing me into captivity to the law of sin which is in my members. |
| 24 | Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? | O wretched man that I am! who shall deliver me from the body of this death? |
| 25 | I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit. | I thank God through Jesus Christ our Lord. So then with the mind I myself serve the law of God; but with the flesh the law of sin. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL