로마서 6장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 로마서 (Romans) · 23절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Çfarë të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të teprojë hiri? | What shall we say then? Shall we continue in sin, that grace may abound? |
| 2 | Aspak! Ne që jemi të vdekur për mëkatin, si do të jetojmë akoma në të? | God forbid. How shall we, that are dead to sin, live any longer therein? |
| 3 | Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? | Know ye not, that so many of us as were baptized into Jesus Christ were baptized into his death? |
| 4 | Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. | Therefore we are buried with him by baptism into death: that like as Christ was raised up from the dead by the glory of the Father, even so we also should walk in newness of life. |
| 5 | Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij, | For if we have been planted together in the likeness of his death, we shall be also in the likeness of his resurrection: |
| 6 | duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit. | Knowing this, that our old man is crucified with him, that the body of sin might be destroyed, that henceforth we should not serve sin. |
| 7 | Në fakt, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati. | For he that is dead is freed from sin. |
| 8 | Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të, | Now if we be dead with Christ, we believe that we shall also live with him: |
| 9 | duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s'ka më pushtet mbi të. | Knowing that Christ being raised from the dead dieth no more; death hath no more dominion over him. |
| 10 | Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për Perëndinë. | For in that he died, he died unto sin once: but in that he liveth, he liveth unto God. |
| 11 | Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë. | Likewise reckon ye also yourselves to be dead indeed unto sin, but alive unto God through Jesus Christ our Lord. |
| 12 | Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t'i bindeni atij në epshet e veta. | Let not sin therefore reign in your mortal body, that ye should obey it in the lusts thereof. |
| 13 | As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë. | Neither yield ye your members as instruments of unrighteousness unto sin: but yield yourselves unto God, as those that are alive from the dead, and your members as instruments of righteousness unto God. |
| 14 | Në fakt mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir. | For sin shall not have dominion over you: for ye are not under the law, but under grace. |
| 15 | Atëherë, çfarë? Të mëkatojmë sepse nuk jemi nën ligj, por nën hir? Kështu mos qoftë! | What then? shall we sin, because we are not under the law, but under grace? God forbid. |
| 16 | A nuk e dini ju se nëse e tregoni veten shërbëtorë të atij që i bindeni, jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë dëgjesës për drejtësi? | Know ye not, that to whom ye yield yourselves servants to obey, his servants ye are to whom ye obey; whether of sin unto death, or of obedience unto righteousness? |
| 17 | Por qoftë falenderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është transmetuar. | But God be thanked, that ye were the servants of sin, but ye have obeyed from the heart that form of doctrine which was delivered you. |
| 18 | Dhe, mbasi u liruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë. | Being then made free from sin, ye became the servants of righteousness. |
| 19 | Unë po flas njerëzisht për shkak të dobësisë së mishit tuaj. Sepse ashtu si një kohë i kishit përkushtuar gjymtyrët tuaja për të qenë shërbëtorë të papastërtisë dhe të paudhësisë për të bërë paudhësinë, kështu tani përkushtoni gjymtyrët tuaj për të qënë shërbëtorë të drejtësisë për shenjtërim. | I speak after the manner of men because of the infirmity of your flesh: for as ye have yielded your members servants to uncleanness and to iniquity unto iniquity; even so now yield your members servants to righteousness unto holiness. |
| 20 | Sepse, kur ishit shërbëtorë të mëkatit, ishit të lirë në lidhje me drejtësinë. | For when ye were the servants of sin, ye were free from righteousness. |
| 21 | Dhe çfarë fryt kishit, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekja. | What fruit had ye then in those things whereof ye are now ashamed? for the end of those things is death. |
| 22 | Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund jeta e përjetshme. | But now being made free from sin, and become servants to God, ye have your fruit unto holiness, and the end everlasting life. |
| 23 | Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë. | For the wages of sin is death; but the gift of God is eternal life through Jesus Christ our Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL