디도서 2장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 디도서 (Titus) · 15절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë: | But speak thou the things which become sound doctrine: |
| 2 | pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim. | That the aged men be sober, grave, temperate, sound in faith, in charity, in patience. |
| 3 | Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës, | The aged women likewise, that they be in behaviour as becometh holiness, not false accusers, not given to much wine, teachers of good things; |
| 4 | që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, | That they may teach the young women to be sober, to love their husbands, to love their children, |
| 5 | të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet. | To be discreet, chaste, keepers at home, good, obedient to their own husbands, that the word of God be not blasphemed. |
| 6 | Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur, | Young men likewise exhort to be sober minded. |
| 7 | duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri, | In all things shewing thyself a pattern of good works: in doctrine shewing uncorruptness, gravity, sincerity, |
| 8 | një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju. | Sound speech, that cannot be condemned; that he that is of the contrary part may be ashamed, having no evil thing to say of you. |
| 9 | Shërbëtorët t'u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t'i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë, | Exhort servants to be obedient unto their own masters, and to please them well in all things; not answering again; |
| 10 | të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë. | Not purloining, but shewing all good fidelity; that they may adorn the doctrine of God our Saviour in all things. |
| 11 | Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve, | For the grace of God that bringeth salvation hath appeared to all men, |
| 12 | dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë, | Teaching us that, denying ungodliness and worldly lusts, we should live soberly, righteously, and godly, in this present world; |
| 13 | duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, | Looking for that blessed hope, and the glorious appearing of the great God and our Saviour Jesus Christ; |
| 14 | i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira. | Who gave himself for us, that he might redeem us from all iniquity, and purify unto himself a peculiar people, zealous of good works. |
| 15 | Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë. | These things speak, and exhort, and rebuke with all authority. Let no man despise thee. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL